Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me dy mjete të parkuara.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti tip BMW ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke goditur dy automjete që ndodheshin të parkuara në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i BMW-së ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
Lini një Përgjigje