Një ditë e veçantë për Dafina Zeqirin dhe familjen e saj. Djali i këngëtares, Daskani feston sot ditëlindjen e parë.
Me këtë rast, artistja ndau në rrjetet sociale një fotografi emocionuese të realizuar menjëherë pas lindjes së të birit, ku ai shihet në sallën e operacionit.
Krahas imazhit, Dafina i kushtoi Daskanit një mesazh plot dashuri:
"Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë."
Përveç kësaj feste familjare, Dafina dhe partneri i saj, Kreshniku, po presin edhe një tjetër gëzim. Çifti është në pritje të fëmijës së dytë dhe kanë bërë të ditur se familjes së tyre do t'i shtohet edhe një djalë.
Së shpejti, Daskani nuk do të jetë më fëmija i vetëm, pasi familja e këngëtares pritet të zgjerohet me ardhjen në jetë të djalit të dytë.

Lini një Përgjigje