TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 14:24

16 vite burg për Mario Përlleshajn, babai i Martin Canit: E vrau me thikë në zemër, prisnim një dënim më të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
16 vite burg për Mario Përlleshajn, babai i Martin Canit: E vrau me
Babai i Martin Canit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Mario Përlleshajn, të akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Me këtë vendim, Apeli konfirmoi dënimin me 16 vite burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë.

Pas përfundimit të seancës, babai i Martin Canit u shpreh për mediat se familja nuk është e kënaqur me masën e dënimit, duke theksuar se kishte pritur një vendim më të ashpër ndaj autorit.

“Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Falë zotit që nuk ka pasur fëmijë të tjerë aty. Sa i përket autorit, Luisi ishte i vdekur, ndërkohë që Martinin e vrau me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje