Në Komisionin për Nismat Qytetare, deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ngriti çështjen e banorëve të Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj, duke pretenduar se u janë tjetërsuar pronat.
Kapri iu drejtua kreut të SPAK, Klodian Braho, duke kërkuar sqarime se përse nuk janë nisur hetime për këtë rast, të cilin e krahasoi me çështjen e Zvërnecit.
Në përgjigje, Braho shmangu komentet për raste konkrete, duke theksuar se nisja e hetimeve bazohet në kriteret ligjore dhe jo në kërkesat e palëve.
Pjesë nga seanca e pyetje-përgjigjeve në Komisionin për Nismat Qytetare:
Erald Kapri: Kam një kërkesë nga banorët e Rrjollit. Dosja e tyre është si ajo e Zvërnecit. Pse nuk keni nisur hetimet?
Klodian Braho: Nuk dua të ndalem në raste konkrete. Kompetencat e institucionit nuk përcaktohen nga dëshira apo vullneti i kallëzuesve, por nga rrethanat faktike. Nëse personat e caktuar nuk janë dakord, ata kanë të drejtën të ndjekin rrugët ligjore që parashikon ligji.
Megjithete, ligjin gjithmone ne dorën e Maliqit.