Sulmuesi norvegjez Erling Haland ishte një nga protagonistët absolutë të Kupës së Botës, duke shkëlqyer me fanellën e Norvegjisë. Edhe pse kombëtarja nordike e mbylli aventurën në çerekfinale pas humbjes ndaj Anglisë, ylli i Mançester Sitit la gjurmë me paraqitjet e tij.
Haland e përfundoi turneun me plot 7 gola dhe 1 asist në vetëm 5 ndeshje, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej sulmuesve më të mirë në botë.
Por ndikimi i 25-vjeçarit nuk ka qenë vetëm në fushën e lojës. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe jashtë saj, madje edhe në Shqipëri. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Lorna Hysa, i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale, duke shprehur hapur admirimin për sulmuesin norvegjez.
“Nuk ka rëndësi kush fiton, ti fitove zemrën time dhe zemrën e të gjithëve dhe i meriton të gjitha.”
Postimi është shoqëruar me një fotografi të krijuar me Inteligjencë Artificiale (AI), ku Lorna shfaqet përkrah Erling Haland.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje