
Një zjarr ka përfshirë sot një pavijon në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konferenca e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) në Belem të Brazilit.
Rreth orës 14:00, një pavion shpërtheu në flakë dhe tymi u përhap në të gjithë ambientet e brendshme, duke shkaktuar panik tek punonjësit dhe vizitorët.
BREAKING: A fire has broken out at the COP30 Climate Change Conference in Belém, Brazil... pic.twitter.com/Dii9rCmabI
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) November 20, 2025
U dha urdhër për evakuim parandalues, ndërsa forcat e zjarrfikësve shkuan me nxitim në vendngjarje.
Ministri brazilian i Turizmit, Celso Sabino, tha se situata ishte nën kontroll rreth gjysmë ore më vonë, pa raportuar për të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.
Pas situatës kaotike, u dha urdhër për evakuim parandalues të krahut specifik, ndërsa forcat e zjarrfikësve shkuan me nxitim në vendngjarje. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.
Lini një Përgjigje