TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 18:32

Zjarri në Koçan, reagon presidentja e RMV: Autorët do të dalin para drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Koçan, reagon presidentja e RMV: Autorët do të

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka folur lidhur me tragjedinë që shkaktoi rënia e zjarrit në një diskotekë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.

Ajo deklaroi se personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi, ndërsa theksoi se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu.

“E di dhe ndjej se nuk jemi vetëm. Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska-Davkova, teksa theksoi se askush nuk do t’i ikë përgjegjësisë dhe nuk do t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë.

Ajo bëri thirrje për bashkim ndërsa shtoi se nuk duhet të sakrifikojmë kurrë për përfitime individuale dhe se asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e njeriut.

Lini një Përgjigje