TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 17:46

“Po vraponim mbi trupa të djegur”, i mbijetuari i tragjedisë në Maqedoni rrëfen tmerrin: Turma më mori përpara!  

Shkruar nga Pamfleti

“Po vraponim mbi trupa të djegur”, i mbijetuari i

Dhimbje, trishtim, frikë dhe lot në sytë e familjarëve që prisnin në oborrin e spitalit për të marrë informacione për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre. Në mesin e tyre, media maqedonase ‘Alsat.Tv’ gjeti një nga mbijetuarit e zjarrit, i cili foli për tmerrin e përjetuar.

Ai tha se të gjithë vraponi për të shpëtuar teksa kalonin mbi trupa të djegur. Ai theksoi më tej se rrugës për të dalë nga lokali turma e mori përpara dhe e shkelën. I mbijetuari tha se nuk mban mend gjë më pas, veçse një zjarrfikës e kishte tërhequr dhe ishte zgjuar në spital. Më tej ai tha se motra e tij nuk gjendej askund.  

“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt daljes. Të gjithë shihnin si ta shpëtojnë jetën. Askush nuk ishte i vetëdijshëm, trupa të djegur. Të gjithë ishin nën stres. Motra ime ka humbur, nuk mund ta gjejmë në asnjë spital…. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe njerëzit shkelën mbi mua. Ndodhi me shpejtësi, nuk e mbaj mend si u lëndova dhe si arrita deri në spital.. Kam djegie në kokë dhe nëpër duar”, tha një e mbijetuar.

Pjesë nga intervista:

-A ishit mysafir ?

I mbijetuari: Për fat të keq po.

-A tërhoqët dikën me vete? A ndihmuat apo ju ndihmuan?

I mbijetuari: Asgjë nuk mbaj mend, vetëm e di se një zjarrfikës më tërhoqi dhe më tej asgjë më nuk di.

-A e dini se në çfarë kohe ka ndodhur?

I mbijetuari: Mendoj se rreth orës 3 e gjysmë, ashtu disi, gjithçka ndodhi me shpejtësi.

-A jeni të lënduar nga turmat apo nga djegiet?

I mbijetuari: Jo, nga djegiet

Lini një Përgjigje