TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 18:17

Tragjedia e Koçanit, BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut: Humbje e madhe!

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia e Koçanit, BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate ku mbetën të vdekur 59 persona.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se lutjet e tij janë me të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

“Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie. BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, u shpreh Antonio Costa.

Lini një Përgjigje