TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2023, 20:55

Zjarret masive në Kanada, flakët i afrohen një tjetër qyteti; evakuohen 20 mijë banorë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret masive në Kanada, flakët i afrohen një tjetër

Qeveria Kanadeze ka urdhëruar evakuimin e 20 mijë banorëve në qytetin Yellowknife, Kanada për shkak të zjarrit masiv e cila është vetëm 16 km larg qytetit.

Forcat e armatosura kanadeze po ndihmojnë zjarrfikësit në largimin e banorëve përmes avionëve të llojit “Hercules”, raporton Reuters.

Qindra njerëz po prisnin jashtë një shkolle për t'u transferuar në aeroport në një nga pesë fluturimet e evakuimit të planifikuara të enjten në provincën fqinje.

Kryeministri Justin Trudeau planifikoi të thërrasë në një takim zyrtarët e lartë për të diskutuar çështjen e zjarreve në vend.

Mbi 200 zjarre kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe toke në rajonin e njohur si Territoret Veri-perëndimore. Deri më tani, rreth 134 mijë km katrorë tokë në Kanada janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit masiv.

Autoritetet paralajmërojnë se nëse nuk ka reshje, në fundjavë flakët do të arrijnë në Jellou Najf, kryeqytetin e rajonit.

15% e popullsisë së Territoreve Veri-perëndimore është evakuuar. Zyrtarët thonë se shumica e akseve rrugore janë të sigurta, por shtojnë se nëse tymi i zi kufizon shikueshmërinë, njerëzit që largohen nga Jellou Najf nga autostrada do të shoqërohen përmes zonës aktive të zjarrit.

zjarre kanada flake

Lini një Përgjigje