TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2023, 14:03

Ideja për t'i dhënë territore Rusisë, tërhiqet NATO: Vetëm ukrainasit mund të vendosin kushtet për negociata

Shkruar nga Pamfleti
Ideja për t'i dhënë territore Rusisë, tërhiqet
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

I takon Ukrainës të vendosë kushtet e duhura për të filluar negociatat, tha të enjten shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar qëndrimin e pandryshuar të aleancës pas deklaratave nga një zyrtar i lartë.

 “Janë ukrainasit, dhe vetëm ukrainasit, ata që mund të vendosin kushtet për negociata dhe që mund të vendosin në tryezën e bisedimeve se cila është një zgjidhje e pranueshme”, tha Stoltenberg.

Duke folur në një konferencë në qytetin norvegjez të Arendalit, ai shtoi se roli i NATO-s ishte të mbështeste Ukrainën. Deklarata pasoi komentet e Stian Jenssen, i cili të martën tha se Ukraina mund t’i dorëzojë territorin Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Më pas, Jenssen tha se ishte penduar për komentet e tij.

“Mesazhi kryesor i NATO-s, është se politika e NATO-s është e pandryshuar, ne mbështesim Ukrainën”, tha Stoltenberg.

stoltenberg

Lini një Përgjigje