TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2023, 11:11

Përshkallëzohen tensionet, Ukraina rrëzon helikopterin rus në Zaporizhzhia

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohen tensionet, Ukraina rrëzon helikopterin rus
Në ditën kur Forcat Ajrore ukrainase bënë me dije se nuk do të jenë në gjendje të përdorin avionët luftarakë F-16 këtë vjeshtë dhe dimër, Kievi ka njoftuar rrëzimin e një helikopteri rus pranë Zaporizhzhia-s.
Gjatë mëngjesit, forcat e armatosura ukrainase rrëzuan helikopterin e dytë rus Ka-5 në rajonin në fjalë. Kjo u raportua nga Rbc-Ukraine duke cituar brigadën e 47-të të ushtrisë.

Trupat e Kievit po ashtu kanë shënuar suksese në jug të Urozhayne në rajonin e Donetsk, ku konsoliduan pozicionet e tyre.

Zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, Andriy Kovalev, tha në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion se kanë rifituar territore.

“Forcat e mbrojtjes ukrainase vazhdojnë të kryejnë operacione sulmuese në drejtimet Bakhmut, Melitopol dhe Berdiansk. Në drejtimin jugor Urozhayne ata ishin të suksesshëm, duke konsoliduar pozicionet e tyre, sulme artilerie në objektivat e armikut dhe duke kryer masa kundër baterive“, shpjegoi ai, duke shtuar se rusët kryen ofensiva të pasuksesshme në zonat Avdiivka dhe Maryinka.

Sakaq, Rusia pretendon se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron ukrainas mbi rajonin e Belgorodit.

Lini një Përgjigje