TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2024, 10:42

Zjarr në ndërtesën 400-vjeçare në Kopenhagë, qytetarët shpëtojnë veprat e artit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në ndërtesën 400-vjeçare në Kopenhagë,

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit të Kopenhagës, atë që njihet si ndërtesa e “Bursës së Vjetër”. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se si pasojë e flakëve nuk raportohet për persona të lënduar.

Shumë vepra arti arritën të hiqeshin në kohë nga ndërtesa, e cila daton nga vitin 1625.

Zjarr në ndërtesën 400-vjeçare në Kopenhagë,

Ndërtesa historike, e cila ndodhet ngjitur me parlamentin danez ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri.

Shpesh ajo përdorej për darka gala, konferenca dhe ngjarje të rëndësishme, por nuk ishte e hapur për publikun.

Ministri i Kulturës i Danimarkës, Jakob Engel-Schmidt, tha se 400 vjet nga trashëgimia kulturore daneze ishin tashmë të përfshira nga flakët.

Ai tha se ishte “prekëse” të shihje se si kalimtarët i ndihmuan punonjësit e urgjencës “të shpëtonin thesaret e artit dhe imazhet ikonike nga ndërtesa që digjej”.

Børsen e shekullit të 17-të është një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit dhe shikuesit u gulçuan ndërsa spiralja e tij ikonë u shemb nga flakët.

 

 

kopenhagen bursa e vjeter zjarr

Lini një Përgjigje