
Nuk kam ndërmend të përsëris parashikimet e turbullta dhe pesimiste të analistëve të mi të preferuar të Stratfor, George Friedman dhe Peter Zeihan. Por ju kërkoj që t’i hapni mirë veshët për një emër: Alex Garland, romancier, skenarist, producent dhe regjisor anglez.
Ai është më i njohur për filmat “Ex Machina” (2015) dhe “Annihilation” (2018). Por këtë herë ka realizuar një film që e përshkruan Amerikën në luftë me vetveten, “Lufta Civile”.
Garland nuk shpjegon arsyet politike pse Amerika është e ndarë, dhe përse Teksasi dhe Kalifornia janë në luftë me pjesë të tjera të SHBA-së, që tani quhen Shtetet Besnike. Ai thjesht rrëfen se si zhvillohet një luftë e tillë.
Disa kritikë të njohur e vlerësuan trajtimin e kësaj teme dhe mesazhet që përcjell filmi. Por për njerëzit si unë, që mendojnë se gjithçka është politike dhe që çdo përpjekje njerëzore duhet të ketë nga pas një motiv politik (ose edhe haptazi), mbetet pyetja nëse (ose në çfarë rrethanash) politikanët e vërtetë dhe grupimet politike, mund të bëjnë thirrje hapur për shkëputje nga një shtet.
Dhe nëse kjo kërkesë nuk pranohet butësisht nga të tjerët, a mund të sjellë kjo një konflikt të hapur? Në një vepër artistike pamore, siç është një film kinematografik, ndonjëherë arti pamor nuk të lë hapësirë të kuptosh se përse ndodhin ngjarjet e përshkruara me kaq mjeshtëri.
Dhe Garland mund të kenë të drejtë në shmangien e hapjes së një diskutimi rreth arsyeve të një shkëputjeje të mundshme dhe konfliktit të armatosur në SHBA, gjë që mund të lërë në hije mjeshtërinë artistike të filmit. A na tregon Sergei Eisenstein se përse anëtarëve të ekuipazhit të Potemkin, një luftanije e Flotës së Detit të Zi të Marinës Perandorake Ruse, u jepej një mish aq i shpifur, saqë ata vendosën në një moment të rebelohen duke thënë “Shokë, ka ardhur koha që ta ngremë zërin edhe ne”? Jo.
Arsyet ne i supozojmë vetë duke u mbështetur tek njohuritë që kemi mbi historinë dhe politikën. Garland na tregon shumë pamje tërheqëse të Amerikës moderne, të cilat na i plotësojmë boshllëqet në informacion, duke arritur në përfundimin tonë për një vend që ndodhet “nën rrethim”.
Dhe në vend se të paraqes prova për këtë, më lejoni të citoj disa tituj të marrë nga faqet e zakonshme të lajmeve politike në SHBA:Si dhe pse Biden e shkatërroi rezervën strategjike të naftës;Si e humbi Biden luftën kundër inflacionit dhe ekonomisë në përgjithësi; Biden vështirëson shlyerjen e huave studentore ; Ankthi dhe depresioni janë duke u rritur shumë tek të rinjtë, dhe askush nuk e di pse; Trump nuk mund të heshtë ndërsa po afron gjyqi ndaj tij; Eklipset diellore krijojnë teori konspirative.
Ju mund të mendoni se këto nuk mund të jenë prova të një rrethimi. Sepse s’ka ende asnjë operacion ushtarak, në të cilin forcat armike ta rrethojnë vendin. Dhe shkatërrimi i rezervave strategjike të naftës nuk nënkupton ndërprerje të furnizimeve thelbësore. As fitorja e mundshme e Trump nuk po detyron askënd që të dorëzohet apo të largohet nga vendi.
Por ky është përkufizimi ushtarak i një rrethimi. Ndërsa ka edhe lloje të tjera rrethimi, falë kapitalit të grumbulluar gjatë shekullit të kaluar dhe zbulimit vitet e fundit të naftës argjilore brenda SHBA-së, e cila po e nxit rritjen ekonomike, Amerika nuk do të sigurojë më mbështetje ushtarake globale për një rend botëror që ka nxitur tranzicionin e sigurt dhe investimet globale.
Ndërsa vendet e tjera të zhvilluara kanë pasur rënie të PBB-së, SHBA-ja ka mbetur një fuqi ekonomike. Ushtria amerikane është e pakrahasueshme për nga fuqia, universitetet më të mira në botë janë amerikane dhe ky komb mbetet lider në inovacionin teknologjik. E megjithatë, ngërçi politik në Uashington është në nivele të paprecedenta, duke ndikuar në dështimin e Amerikës për ta udhëhequr botën.
Pabarazia në të ardhura, i ka bllokuar mundësitë e shtresës së mesme për të ecur përpara. Sidomos pasi SHBA t’i japë fund Pax Americana-s së saj globale, do të marrë fund edhe paqja e brendshme. Deri më tani, sistemi i unifikuar bankar dhe financiar e ndihmoi veriun e pasur dhe industrial të paguante faturën për Jugun.
Kur SHBA-ja të tërhiqet globalisht, rendi i ri i krijuar nga disa fuqi më të vogla ose më të mëdha, por konkurruese dhe sistemet ekonomike në zhvillim në të gjithë Evropën dhe Azinë, do të përpiqen jo vetëm të imponojnë ndikimin e tyre në sektorin energjitik global dhe tregjet bujqësore, financat dhe teknologjinë, por do të kërkojë tregje të reja eksporti në të gjithë botën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Dhe një Uashington pa fuqinë që buron nga të qenit hegjemon global, me siguri që do ta vinte në dyshim autoritetin e tij mbi çështjet brenda shtetit, dhe ndoshta do të refuzohej sepse Etërit Themelues, nuk patën kërkuar që ai të ketë zë mbi çështjet e brendshme.
Pra “Republika e Dytë e Teksasit” dhe “Republika e Kalifornisë” (siç i quan Alex Garland) mund të dëshirojnë të importojnë nga Kina në vend të Ioëa-s, dhe për këtë nuk s’mund të bëhet dot asgjë. Dhe nëse guxoni të bëni diçka, do të zbuloni arsyet politike që Garland nuk i tregon në filmin e tij.
Megjithatë, ne mund ta nxjerrim përfundimet nga ato që kanë thënë deri tani analistët politikë dhe gjeopolitikë. Thënë këtë, arrijmë në përfundimin se filmi i ri i Garland, që ka nxitur me të drejtë shkaktoi polemika dhe histeri, duhet të na futë të gjithëve në ankth për të ardhmen, siç e thotë vetë regjisori
Teza është fiktive, por jo tërësisht. Është trillim, por jo falsifikim apo mashtrim i qëllimshëm. Mund të ndodhë, Zoti na ruajt, që të ketë shumë mosmarrëveshje politike, të cilat nuk mund të zgjidhen me asnjë mjet tjetër përveç konfliktit të hapur.
Zeihan dhe Friedman nuk janë të vetmit që argumentojnë se Amerika veproi si një superfuqi që imponoi Sistemin e Tregtisë së Lirë dhe Menaxhimit të Parave në Bretton Ëoods, jo për hir të ekonomisë por për të imponuar marrëveshje sigurie. Por gati gjithë analistët bien dakord se me heqjen e mburojës së sigurisë, ‘stuhitë e përsosura; ekonomike dhe politike do të hidhnin rrënjë brenda një kohe të shkurtër.
Gjermania, ‘fabrika e parave’ të Evropës, shpëtimtarja e atyre vendeve me kriza financiare sistematike (Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia), do të ndalojë së bëri punën e gomarit për Bashkimin Evropian imagjinar. Polonia, fuqia më e madhe industriale e Evropës Qendrore dhe me popullsinë më të madhe, do ta shohë veten si një lidere të natyrshme rë ekipit kundër Rusisë.
Në anën tjetër të Evropës, Franca vetë-shpallet si bosi natyror i Evropës (tek e fundit ajo organizoi fillimisht Komunitetin Ekonomik Evropian dhe më vonë BE-në!). Pra Evropa do të jetë në provë. Ne as e përmendëm Turqinë që sipas Zehan “është duke krijuar sferën e vet të influencës nga mbetjet e BE-së dhe NATO-s”, dhe Suedinë “që mbështet logjikisht Poloninë paranojake” kundër Rusisë.
Zeihan e mbyll kështu këtë kapitull në librin e tij:”A do të çojnë në luftë të gjitha këto zhvillime? Me siguri jo. Por do të ishte vërtet mbresëlënëse nëse asnjëra prej tyre nuk do ta bënte këtë”. / Përshtati “Pamfleti”, marrë nga “Daily Sabah”.
Lini një Përgjigje