
Pavarësisht shkallës së presionit ndërkombëtar për përmbajtje, Izraeli do të veprojë i vetëm nëse është i vendosur t'i përgjigjet Iranit.
Kjo mund të jetë një goditje ndaj përfaqësuesve iranianë dhe jo vetë Iranit, dhe mund të ndodhë në javët e ardhshme, e jo së shpejti.
“Mentaliteti izraelit është se do të veprojë vetëm nëse do të jetë e nevojshme. Ata do të dëshironin të kishin mbështetjen e SHBA-ve, por pavarësisht kësaj, nëse do të vendosin të sulmojnë Iranin, atëherë do ta bëjnë edhe pa mbështetjen e ndërkombëtarëve”, thonë ekspertët.
Izraeli nuk dëshiron të futet në luftë me Iranin, por vija e kuqe është shkelur.
“Nuk e pranojnë dot faktin se Irani i ka sulmuar. Qeveria izraelite mendon se duhet t’i japë një mesazh Iranit”, thotë eksperti.
Vetë civilët iranianë nuk dëshirojnë një përshkallëzim, por fakti që kanë jetuar prej vitesh nën rrezikun e sulmeve nga Irani dhe mbështetësit e tjerë, tregon mbështetjen e tyre për ushtrinë.
Lini një Përgjigje