Zjarri i cili ra në malet Pirenje në jugperëndim të vendit u përhap me shpejtësi përtej kufirit me Spanjën dhe ka çuar në evakuuimin e rreth 300 banorëve nga shtëpitë e tyre. Kjo ngjarje shënon zjarrin e parë më të madh deri më tani në Francë për këtë vit.Rreth 360 zjarrfikës kanë mundur të parandalojnë flakët që të përfshijnë fshatrat aty pranë. Shtëllunga të mëdha tymi u ngritën në anën spanjolle të kufirit ndërsa trenat dhe rrugët që lidhnin Francën me Spanjën u mbyllën.
Qeveria katalanase ka dërguar nëntë ekipe zjarrfikëse për të shuar flakët në anën franceze të kufirit.
Spanja, por edhe Jugu i Francës është përballur edhe me zjarre edhe gjatë dimrit, me reshje të pakta shiu pas thatësirës së madhe të verës së kaluar.
Lini një Përgjigje