
Një operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në mes të Atlantikut pasi një nëndetëse turistike u zhduk gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut të dielën.
Të gjitha ekipet e kërkimit janë në luftë me kohën në një tentativë për t’i nxjerrë të gjallë pjesëtarët e ndodhur brenda bordit të nëndetëses, pasi flitet se nëndetëses i ka mbetur vetëm 24 orë oksigjen. Pas këtij limiti kohorë çdo shpresë për t’i gjetur gjallë ata shuhet.
Kërkimet po zhvillohen në dy anët e oqeanit, njëra në fund të saj me anë të nëndetëseve robotike dhe tjetra në sipërfaqe me anë të avionëve që patrullojnë zonën.
Ndërkohë janë dëgjuar disa tinguj në fund të oqeanit që mendohet se mund të kenë ardhur nga nëndetësja e zhdukur. Sipas ekspertëve në bordin e anijes së zhdukur është një zhytës francez në pension, i cili e di shumë mirë procedurën në këto raste.
Sipas protokollit të zhytësve për të paralajmëruar ekipet e kërkimit në rast se mbetesh në fund të oqeanit, duhet që të përplasesh diçka në muret e anijes për tre minuta çdo gjysmë ore.]Kjo është shpresa e vetme e ekipeve të shpëtimit të cilët po përpiqen të përcaktojnë vendndodhjen e tingujve duke përdorur një seri bovash të pajisura me mikrofona në mënyrë që të ngushtojnë zonën e kërkimit.
Hapi tjetër është ulja e një automjeti të drejtuar nga distanca (ROV) për të lokalizuar Titanin duke përdorur sonar dhe kamera. Më pas do të bëhet nxjerrja e mjetit me anë të nëndetëseve robotike, nëse motori i saj nuk punon./BBC
Lini një Përgjigje