TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2024, 11:20

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, garë e fortë midis kryeministrit pro-perëndimor dhe presidentit pro-rus

Shkruar nga Giovanni Vale

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, garë e fortë midis

Milanović ka propozuar tashmë krijimin e një qeverie të të gjithëve kundër HDZ-së. Por ideja e një aleance me të djathtën ekstreme, po ngjall që tani shumë pakënaqësi. Parlamenti kroat u shpërnda më 14 mars me vendim të kryeministrit, dhe zgjedhjet u shpallën nga Presidenti i Republikës për në 17 prill, vetëm 30 ditë më vonë, minimumi i lejuar nga kushtetuta. Prandaj, fushata ishte shumë e shkurtër dhe tërësisht e përqendruar rreth kandidaturës së befasishme të kreut të shtetit, dhe rrjedhimisht duelit Plenković-Milanović.

Pas një fushate elektorale të shkurtër por plot të papritura, Kroacia pritet të shkojë të mërkurën në votime për rinovimin e Sabor, parlamentit kombëtar. Sfida kryesore është midis partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ, e të djathtës) dhe koalicionit “Rijeke Pravde" (Lumenjtë e Drejtësisë) të udhëhequr nga Partia Social Demokrate (PSD e qendrës së majtë) është sipas sondazheve të fundit shumë e fortë.

Nga njëra anë, kryeministri Andrej Plenković (nga HDZ) garon për një mandat të tretë. Nëse fiton sërish, do të çimentonte pozitat e një pushteti, të cilin ai e kontrollon që nga viti 2016, pra para fitores së Donald Trump në SHBA, daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe para pushtimit rus të Ukrainës.

Plenković konsiderohet si një konservator i moderuar. Megjithatë dy mandatet e tij qeverisëse janë karakterizuar nga skandalet e korrupsionit dhe nepotizmit. Aq sa në 8 vjet është detyruar të zëvendësojë rreth 30 ministra dhe zv/ministrat që ranë në grackën e sistemit të drejtësisë.

Në lidhje me politikën e jashtme, kryeministri aktual është pro-evropian dhe atlantist. Ai ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera vitet e fundit veçanërisht brenda BE-së dhe vitin e kaluar ka arritur objektivin e dyfishtë:anëtarësimin e vendit të tij në Zonën Shengen dhe futjen e euros si monedhë zyrtare.

Sfidanti në këtë fushatë është vetë Presidentit të Republikës Zoran Milanović, i zgjedhur në vitin 2020 si kandidat i SDP. Pavarësisht se roli që mban i kërkon të jetë “mbi palët”, kreu i shtetit është përfshirë në arenën politike pa u dorëhequr nga posti që mban.

Milanović ka qenë kryeministër në vitet 2011-2016. Por stili i tij i komunikimit ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë. Ka nga ata që e konsiderojnë atë një “Trump kroat” për shkak të deklaratave të tij skandaloze, apo si një “një nxitës të kaosit” siç më tha në një intervistë kolumnisti i 24Sata, Tomislav Klauški, sidomos për shkak të vendimit të tij për të kandiduar për kryeministër pa dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit.

Por ka nga ata që e konsiderojnë atë një kampion të luftës kundër korrupsionit, dhe si i vetmi politikan i aftë të çlirojë vendin nga zgjedha e HDZ-së, partia e Franjo Tuđman në pushtet thuajse gjithmonë që nga viti 1991. Qasja e tij në politikën e jashtme është problematike.

Ai është mik i Viktor Orban dhe Milorad Dodik, nuk i kursen sulmet ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe e ka cilësuar konfliktin në Ukrainë si “një luftë të Amerikës”.

Prandaj nuk është për t’u habitur që edhe për votuesit e majtë, të cilët tradicionalisht do të votonin për një kandidat për kryeministër nga SDP-së, janë shumë konfuzë në këto zgjedhje. Dhe jo vetëm kaq. Sepse edhe pasi ata të kenë bërë zgjedhjen e tyre midis HDZ-së dhe PSD (apo njërës prej partive të tjera më të vogla), rezultati nuk është aspak i sigurt.

Në fakt, sipas sondazheve, as HDZ dhe as PSD nuk do të kenë shumicën në parlament. Në këto kushte, cila aleancë pas-zgjedhore do të qeverisë Kroacinë? Në epokën e mediave sociale dhe Inteligjencës Artificiale, sondazhet po shfaqen kudo. Në kaosin e parashikimeve mbi përbërjen e re të Sabor, ka disa tendenca që përsëriten.

Pika e parë e përbashkët e të gjitha sondazheve është se HDZ është e para. Nga gjithsej 150 vende në parlamentin e Zagrebit, nga të cilat 3 janë të rezervuara për diasporën (zakonisht të gjitha shkojnë për HDZ) dhe 8 për pakicat kombëtare (tradicionalisht pro-qeveritare), partia e kryeministrit Plenković pritet të marrë rreth 60 deputetë.

Koalicioni progresiv “Rijeka Pravde” do të renditej i dyti me 41-44 deputetë, ndërsa Lëvizja Patriotike (Domovinski Pokret, ekstremi i djathtë) do të renditej i treti me 14-15 deputetë. Më pas vjkn Možemo, partia e gjelbër progresiste, e cila nga viti 2021 drejton bashkinë e Zagrebit (9-11 vende të mundshme), partia konservatore katolike Most (9 deputetë), Lidhja Demokratike Istriane (2 deputetë) dhe parti të tjera më të vogla me vetëm 1 deputet.

Për të qeverisur një parti duhet të sigurojë mbështetjen e 76 deputetëve. Bazuar tek deklaratat e politikanëve, askush (përveç pakicave) nuk është gati të bëjë aleancë me HDZ-në për të formuar një qeveri të re. “Megjithatë, nuk është e vështirë të imagjinohet që Plenković të bindë ata pak deputetë që i duhen, pa hyrë në negociata zyrtare me parti të caktuara”- thekson Tomislav Klauški.

Nëse sondazhet do të jenë të sakta, kryeministri mund të llogariste të marrë 60 deputetë plus 11 të tjerë (diaspora dhe minoritetet). Edhe 5 të tjerë do të mjaftonin për të arritur një shumicë qeverisëse. Pastaj është skenari i një aleance midis HDZ-së dhe një partie tjetër të krahut të djathtë si Most (një ish-aleate në të kaluarën) apo Lëvizjes Patriotike (e krijuar nga një fraksion i HDZ).

Po në kampin e majtë? Nëse SDP do të dilte e para - apo nëse ose nëse kreu i shtetit Milanović do të vendoste t’i jepte gjithsesi mandatin koalicionit të tij për të negociatat për qeverinë e re (do të ishte e turpshme, megjithatë kushtetuta kroate nuk specifikon se cila parti duhet të ketë përparësi) - dialogu do të ishte më i natyrshëm me Možemo, por kjo mund të mos mjaftojë.

Milanović ka propozuar tashmë krijimin e një qeverie të të gjithëve kundër HDZ-së. Por ideja e një aleance me të djathtën ekstreme, po ngjall që tani shumë pakënaqësi. Parlamenti kroat u shpërnda më 14 mars me vendim të kryeministrit, dhe zgjedhjet u shpallën nga Presidenti i Republikës për në 17 prill, vetëm 30 ditë më vonë, minimumi i lejuar nga kushtetuta.

Prandaj, fushata ishte shumë e shkurtër dhe tërësisht e përqendruar rreth kandidaturës së befasishme të kreut të shtetit, dhe rrjedhimisht duelit Plenković-Milanović. Prandaj, debati mbi të ardhmen e Kroacisë u bë shumë më konkret gjatë fushatës. Plenković fokusohet te stabiliteti, rritja e pagave vitet e fundit dhe tek fakti se sipas tij “kroatët nuk kanë qenë kurrë më mirë”.

Në realitet, kroatët kanë shumë arsye për t’u ankuar. Nga emigracioni që po e boshatis vendin, duke e bërë akute nevojën për fuqi punëtore në të gjithë sektorët, deri tek rritja e çmimeve që e ka bërë tashmë vendin të shtrenjtë për turistët dhe shumë të shtrenjtë për banorët vendas.

Ndërkohë Milanović ka mbi të gjitha ka dëshirën për të kryer një spastrim të madh në radhët e HDZ-së, duke çrrënjosur korrupsionin dhe nepotizmin për t’ia nisur nga e para. Por në çfarë drejtimi? Si një ish-kryeministër i qendrës së majtë, vitet e fundit Zoran Milanović ka folur shumë më shpesh duke iu drejtuar elektoratit të krahut të djathtë, duke mos kursyer sulmet ndaj emigrantëve dhe qëndrimet në favor të kriminelëve kroatë të luftës. Me pak fjalë, rezultati i zgjedhjeve të së mërkurës, do të na tregojë nëse kërcimi drejt së panjohurës është për kroatët më joshës apo më i frikshëm. / Përshtati Pamfleti, marrë nga “Balcani Caucaso”

kroaci andrej plenković zoran milanović

Lini një Përgjigje