Presidenti Aleksandar Vuçiç ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 Dhjetorit në takimin me mbështetësit e tij në Leskovc në jug të Serbisë.
Ai ka përdour sërish kartën e interesave serbe mbi Kosovën.
“Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, është e shkruar në Kushtetutë, ka qenë dhe do të jetë. Nuk do të mund ta mbroja Kosovën nëse nuk do të kisha mbështetjen e popullit serb. Ndryshe nga ata që duan të bëhen heronj, duke sakrifikuar fëmijët e të tjerëve, unë do t’i mbroj të gjithë fëmijët, jetën e tyre dhe Kosovën. Për këtë arsye kam shkuar në Bruksel më shumë se 200 herë.”
Vuçiç ju premtoi votuesve serbe se deri në fund të vitit 2027, paga mesatare në vend do të jetë 1400 Euro.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore.
Kjo lëvizje nuk është befasi e madhe, sepse presidenti i Serbisë ka lënë të nënkuptohet menjëherë pas zgjedhjeve të fundit se qeveria e tanishme do të ketë një mandat të shkurtuar.
Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, atëherë mund të thuhet se autoritetet në Serbi kanë arsye për nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.
Lini një Përgjigje