TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2023, 17:14

Ish-zyrtari i Mossad-it propozon zhvendosjen e popullsisë së Gazës: 100 vendet e botës të marrin nga 25 mijë palestinezë

Shkruar nga Pamfleti
Ish-zyrtari i Mossad-it propozon zhvendosjen e popullsisë së
Ram Ben Barak

Ish-zëvendësdrejtori i shërbimit sekret izraelit Mossad, Ram Ben Barak, ka thënë se secili nga 100 vendet e botës duhet të pranojnë 20 mijë refugjaë nga Gaza, duke shtuar se të jetë refugjat nga Kanada është më mirë se të jetosh në Gazë.

Politikani izraelit dhe ish-drejtori i Mossadit, ka nxitur reagime të ashpra pasi propozoi zhvendosën globale të të gjithë popullsisë në Gazë.

“Nëse çdo vend pranon nga 20 mijë, kjo do të nënkuptonte 100 vendet e botës, duke marrë parasysh se janë refugjatë. Është më mirë të jesh emigrant në Kanada sesa në Gazë.”, tha Barak.

Palestinezët i kanë karakterizuar propozimet për zhvendosjen e popullsisë nga Gaza, duke përfshirë propozimet izraelite për rivendosjen e tyre në shkretëtirën e Sinait të Egjiptit, si një politikë spastrimi etnik.

Në anën tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin i cili një ditë më parë deklaroi se një nga opsionet është hedhja e bombës bërthamore në Gazë. 

 

ish-zyrtari i mossad-it zhvendosjen e popullsisë së gazës

Lini një Përgjigje