TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2023, 16:15

Lufta në Gaza/ Anthony Blinken vazhdon ‘maratonën’ diplomatike, ndalet në Qipro para vizitës në Turqi!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza/ Anthony Blinken vazhdon ‘maratonën’

Sekretari i shtetit, Anthony Blinken, ka zhvilluar një vizitë urgjente në Qipro, në kuadër të kontakteve të tij për krizën në Lindjen e Mesme, pak orë para mbërritjes në Turqi.

Sipas informacioneve Blinken po zhvillon në këto momente një takim me Presidentin e Republikës, Nikos Christodoulides. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit pritet të jetë në rendin e ditës së diskutimit, me theks në propozimin e Qipros për krijimin e një korridori të ndihmës detare për Gazën.

Gjithashtu devijimi dhe takimi me Nikos Christodoulidis dhe ministrin e Jashtëm Konstantinos Kobo u bë për t'i falënderuar për rolin e Qipros në pritjen e përkohshme të disa shtetasve amerikanë të arratisur nga Izraeli në javët e para të luftës në Gaza.

Më herët Blinken bëri një vizitë të papritur në Bregun Perëndimor ku u takua me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Zëdhënësi i presidentit palestinez tha se Mahmud Abbas i tha ministrit amerikan se duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të lejohet ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Presidenti palestinez denoncoi "gjenocidin" e Izraelit në Rripin e Gazës.

"Nuk kam fjalë për të përshkruar gjenocidin dhe shkatërrimin e pësuar nga populli ynë palestinez në Gaza nga makineria e luftës izraelite, duke shpërfillur parimet e ligjit ndërkombëtar", i tha Abbas, Blinkenit

Nga ana e tij, Anthony Blinken "ripohoi angazhimin e SHBA për ofrimin e ndihmës humanitare dhe rifillimin e shërbimeve bazë" në Gaza, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit të SHBA. Ai gjithashtu e bëri të qartë se palestinezët "nuk duhet të zhvendosen me forcë".

Gjithashtu, Blinken dhe Abbas diskutuan përpjekjet për të "rikthyer qetësinë dhe stabilitetin" në Bregun Perëndimor, duke përfshirë nevojën për të ndalojë dhunën ekstremiste kundër palestinezëve.

Vizita në Turqi

Blinken në orët e ardhshme do të vizitojë Turqinë, ku me siguri do të qëndrojë deri nesër, e hënë, 6 nëntor.

Ministria e Jashtme turke konfirmoi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit më 5 dhe 6 nëntor në Ankara. Takimi i tij me homologun e tij turk Hakan Fidan pritet të hënën.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të vizitojë Turqinë në datat 5-6 nëntor 2023. Gjatë takimit të së hënës, është planifikuar të shkëmbehen mendime për situatën në Gaza, çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

blinken maratonë gaza

Lini një Përgjigje