TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2023, 15:46

Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza: Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza:

Papa Françesku ka bërë sërish thirrje në lutjen e kësaj të diele për arritjen e një armëpushimi në luftën Izrael-Hamas që ka sjellë shkatërrimin e jetëve të mbi 2 milionë njerëzve.

Ai shtoi se shpresonte që të ndiqen rrugët diplomatike në mënyrë që të shmangej gjakderdhja e mëtejshme e jetëve të pafajshëm.

“Unë vazhdoj të mendoj për situatën e rëndë në Palestinë dhe në Izrael ku shumë e shumë njerëz kanë humbur jetën. Në emër të Zotit, ju lutem të ndaloni: ndaloni përdorimin e armëve! Shpresoj se do të ndiqen rrugët diplomatike në mënyrë që një përshkallëzim i konfliktit të shmanget absolutisht”, tha Papa në platformën X.

Kujtojmë se Papa Françesku vazhdimisht ka bërë thirrje për të ndaluar luftën në Gaza, si dhe ka sugjeruar një zgjidhje me dy shtete dhe me Jerusalemin si etnitet i veçantë.

papa izrael hamas konflikti

Lini një Përgjigje