
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nxitoi në zgjedhjet e reja nën ndikimin e skandaleve, rënies së popullaritetit të partisë së tij dhe çështjes së Kosovës, sipas një artikulli të MDR, transmetuesit publik gjerman.
Sipas tyre, pavarësisht “fushatës nxitëse” kundër opozitës, fitorja e partisë së Vuçiç nuk është e garantuar.
“Të jesh apo të mos jesh, kështu partitë në pushtet dhe opozita shënojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, lokale, të Beogradit dhe të Vojvodinës më 17 dhjetor”, shkroi MDR.
Fushata e nxitjes kundër opozitës po zhvillohet në mediat besnike të pushtetit, Serbia është e mbuluar me postera në të cilët politikanët e opozitës paraqiten si tradhtarë, mercenarë të huaj, fashistë dhe kriminelë.
Sa i përket Kosovës, ka një presion në rritje ndaj Vuçiç nga ana e kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj të fundit në rajon.
MDR shkruan se njohja “de facto” e Kosovës do të ishte “një vdekje politike” për “populistin” Vuçiç, ndaj edhe ky i fundit sipas tyre po kërkon të fitojë kohë duke hyrë në zgjedhje dhe duke mos u përballur me kundërshtimin e vullnetit të liderëve të Perëndimit.
Lini një Përgjigje