
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se 10,328 persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Mes viktimave, 4,237 prej tyre janë fëmijë 2,741 gra, ndërsa 26,000 persona janë plagosur.
Mes përkeqësimit të krizës humanitare në enklavën palestineze, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk filloi sot një vizitë pesë-ditore në Lindjen e Mesme për të diskutuar me zyrtarë qeveritarë dhe shoqërinë civile mbi abuzimet e të drejtave të njeriut ndërsa lufta përshkallëzohet, raportoi ‘Sky News’.
Pas një nate bombardimesh të Izraelit, forcat tokësore pretendojnë se kanë rrethuar pjesën veriore të Gazës dhe po përgatiten për një sulm në qendër të qytetit.
Lini një Përgjigje