Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Zelensky zbuloi një plan të ri me 20 pika, për të cilin pretendohet se është diskutuar mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe pas kontakteve të tij me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Një tjetër zhvillim i fortë në prapaskenën diplomatike për përfundimin e luftës në Ukrainë erdhi pas një postimi të presidentit Volodimir Zelensky në orët e para të së premtes.
Në rrjetin social X, Zelenski bëri të ditur se është rënë dakord për një takim me ish-presidentin amerikan Donald Trump në të ardhmen e afërt, duke theksuar se “shumë vendime mund të merren para Vitit të Ri”.
Rustem Umerov reported on his latest contacts with the American side. We are not losing a single day. We have agreed on a meeting at the highest level – with President Trump in the near future. A lot can be decided before the New Year. Glory to Ukraine!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 26, 2025
Sipas Zelenskyt, ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov e ka informuar për kontaktet e fundit me palën amerikane, ndërsa ai nënvizoi se Ukraina nuk po humb asnjë ditë në përpjekjet diplomatike. “Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë – me presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, shkroi ai, duke e mbyllur mesazhin me sloganin “Lavdi Ukrainës”.
Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Zelensky zbuloi një plan të ri me 20 pika, për të cilin pretendohet se është diskutuar mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe pas kontakteve të tij me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Plani parashikon ngrirjen e vijës së frontit në pozicionet aktuale, pa ofruar një zgjidhje të menjëhershme për territoret e pushtuara nga Rusia, që përbëjnë rreth 19% të territorit ukrainas.
Ndryshe nga versionet e mëparshme, dokumenti i ri nuk përfshin disa nga kërkesat kryesore të Moskës, si tërheqja e forcave ukrainase nga zonat e Donbasit që ende kontrollohen nga Kievi apo angazhimin ligjor të Ukrainës për të mos iu bashkuar NATO-s. Për këtë arsye, vlerësohet se Rusia ka pak gjasa ta pranojë propozimin. I pyetur për këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se Moska “po shqyrton qëndrimin e saj”, duke shmangur komentet mbi detajet.
'U shoftë Vladimir Putini'
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, tha se vendi i tij ka nevojë për paqe ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon.
“Ne festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Mjerisht, jo të gjithë jemi në shtëpi, jo të gjithë kemi ende një shtëpi dhe, për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sot. Megjithatë, pavarësisht të gjitha vështirësive të sjella nga Rusia, ajo është e paaftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë tek njëri-tjetri dhe uniteti ynë. Jemi të lumtur kur dëgjojmë muzikën e Krishtlindjeve, por edhe më të lumtur kur nuk dëgjojmë muzikën e së keqes, kur nuk dëgjojmë dronë dhe raketa që fluturojnë sipër kokës.
Në prag të Krishtlindjeve, rusët treguan edhe një herë se kush janë në të vërtetë. Bombardime masive, qindra dronë Shahed, raketa balistike, raketa Kinzhal, gjithçka u përdor. Kështu sulmojnë njerëzit e pafe. Kështu bëjnë ata që nuk kanë absolutisht asgjë të përbashkët me Krishterimin apo me asgjë njerëzore. Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe bëjmë një dëshirë së bashku: 'U shoftë Vladimir Putini', secili prej nesh mund të mendojë privatisht, por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë më shumë. Ne kërkojmë paqe për Ukrainën . Ne luftojmë për të. Dhe lutemi për të.”
Reagimi nga Moska
Deklaratat e Volodymyr Zelenskyt ngrenë dyshime rreth aftësisë së tij për të marrë vendime adekuate për një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas”.
Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalimin e Krishtlindjeve të udhëheqësit ukrainas, në të cilin ai tha “të gjithë kanë një ëndërr, që ai të vdesë”, duke iu referuar Vladimir Putinit.
Për zëdhënësin e Kremlinit, ky është një qëndrim i vrazhdë dhe katastrofik.
“Zelensky duket si një person aspak i përshtatshëm. Pyetja është nëse ai është i aftë të marrë vendime adekuate për një zgjidhje përmes mjeteve politike dhe diplomatike.", shtoi ai.
Ndërkohë negociatat midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për Ukrainën po bëjnë "përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm". Megjithatë, Uashingtoni "duhet të kundërshtojë me forcë dhe të ndalojë përpjekjet e Evropës për të sabotuar këtë përparim", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference për shtyp.
Lini një Përgjigje