TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2024, 17:49

Zelensky mbërrin në Bruksel, bisedime me liderët e BE-së për planin e paqes në Ukrainë!  

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky mbërrin në Bruksel, bisedime me liderët e BE-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Bruksel për bisedime me liderët evropianë, si dhe përfaqësues nga Britania e Madhe.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Zelensky tha se do të takohet me liderë dhe krerët e qeverive nga Franca, Gjermania, Italia, Danimarka, Holanda, Polonia dhe Republika Çeke.

Ai shtoi se do të takohet gjithashtu me përfaqësues nga Britania e Madhe dhe do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Evropian.

Unë kam mbërritur në Bruksel për negociata të rëndësishme me partnerët tanë evropianë. Evropa ka nevojë për një pozicion të fortë dhe të bashkuar për të siguruar paqe të qëndrueshme. Çdo çështje themelore që ndikon në Evropë – dhe përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës është padyshim një prej tyre – kërkon punë të koordinuar dhe efektive nga vendet evropiane. G

jatë kësaj vizite do të takohem me liderë dhe krerë qeverish nga Franca, Gjermania, Italia, Danimarka, Holanda, Polonia, Republika Çeke, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Presidentin e Këshillit Evropian dhe Presidentin e Komisioni Evropian. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Britania e Madhe dhe vende të tjera. Do të marr pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit Evropian. Së bashku, ne forcojmë Ukrainën dhe të gjithë Evropën. I jam mirënjohës të gjithëve që na mbështesin”, shkruan Zelensky në “X”.

Lini një Përgjigje