TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2024, 16:33

“Albania”, fjala më e përdorur e vitit 2024 në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

“Albania”, fjala më e përdorur e vitit 2024 në Itali!

Gazetat dhe lajmet televizive italiane flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit, por kur në të përfshihet politika, kjo temë zë shumë hapësirë.

Në Raportin e “XII” të “Kartës së Romës”, të titulluar 'Lajmet e kontrastit', fjala më e përdorur e vitit 2024 rezulton "Albania"(Shqipëria). Një referencë për marrëveshjet me Tiranën për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut.

Vëmendja për këtë marrëveshje ka qenë e lartë veçanërisht në muajt Shtator-Tetor, kur nisi dërgimi në kampin e Gjadrit i emigrantëve të parë të cilëve iu refuzua azili nga Italia dhe urdhri i gjykatave për rikthimin e tyre në vend.

Raporti, megjithatë vlerëson se këtë vit në mediat italiane është reduktuar me 42% rëndësia e lajmeve për emigracionin, në proporcion edhe me uljen e dyndjeve të tyre drejt këtij vendi.

Studimi u prezantua mëngjesin e sotëm nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo, në selinë e shtypit të huaj, në Palazzo Grazioli, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

meloni

Lini një Përgjigje