TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2024, 15:15

Zbulohen 15 identitetet që përdori bosi i Cosa Nostra-s në arrati, policia heton mjekun që e ndihmoi

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen 15 identitetet që përdori bosi i Cosa Nostra-s në

Autoritetet në Palermo kanë urdhëruar një sërë kontrollesh në spitale si pjesë e hetimit për “privilegjet” që gëzonte Matteo Messina Denaro. Bosi i ‘Cosa Nostra’ , i cili ndërroi jetë vitin e kaluar në moshën 61 vjeçare nga kanceri në zorrën e trashë, para se të arrestohej, qëndroi në arrati për 30 vite.

Në qendër të hetimeve është rrjeti i profesionistëve që ndihmuan në fshehjen për kaq shumë vite të Denaros. Autoritetet kanë zbuluar se kryemafiozi përdorte disa identitete të rreme si Andrea Bonafede, Giuseppe Giglio, Vito Accardo, Gaspare Bono, Giuseppe Bono, Renzo Bono, Salvatore Bono, Melchiorre Corseri, Vito Fazzuni, Giuseppe Gabriele, Giovanni Giorgi, Giuseppe Indelicato, Simone Luppino, Giuseppe Mangiaracina dhe Alberto Santangelo.

Të dhënat në lidhje me pseudonimet e mundshme u përkasin njerëzve ekzistues, të gjithë përveç njërit, ishin mosha që përputheshin me atë të mafiozit.

Si lindi hetimi për ndihmën shëndetësore të Messina Denaro?

Hetimi filloi me zbulimin në shtëpinë e tij në Campobello di Mazara, ku u gjetën dy receta mjekësore të nënshkruara nga një mjek okulist midis viteve 2016 dhe 2020, njëra e regjistruar në emrin Andrea Bonafede, pseudonimi i përdorur prej kohësh nga kumbari, tjetra për një emër tjetër.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse mjeku, tashmë i pyetur, ishte në dijeni të identitetit të vërtetë të pacientit të vizituar dhe nëse ai i ishte nënshtruar një operacioni në sy në një nga dy spitalet. Krahas dy spitaleve u kontrollua edhe zyra private e mjekut.

Lini një Përgjigje