TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2024, 12:59

Vrasja e gjeneralit rus, Kremlini akuza Kievit: Akt terrorist!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjeneralit rus, Kremlini akuza Kievit: Akt terrorist!

Kremlini akuzon Kievin për një “akt terrorist” pas vrasjes së gjeneral-lejtnant rus Igor Kirillov në Moskë.

Ky reagim i presidencës ruse vjen pas sulmit, të cilin e mori përsipër Ukraina.

“Është e qartë se kush e urdhëroi këtë akt terrorist. Kjo tregon edhe një herë se regjimi i Kievit përdor metodat e terroristëve”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu referuar Ukrainës.

Pak më herët përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kishte deklaruar se Moska do ta ngrejë çështjen e vrasjes së Kirillovit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 20 dhjetor.

“Ne shohim se regjimi i Kievit ka marrë edhe një herë përgjegjësinë për një sulm të ri terrorist . Të gjitha këto dështime të SBU dhe regjimi i çmendur i Kievit janë të gjitha mjete të operuara nga anglo-saksonët”, tha Zakharova, duke përdorur një term që Rusia përdor kur i referohet SHBA-së dhe Britanisë.

Lini një Përgjigje