TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2026, 14:58

Zelensky jep alarmin: Rusia po shtyn Bjellorusinë drejt luftës!

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky jep alarmin: Rusia po shtyn Bjellorusinë drejt luftës!
Volodymyr Zelensky dhe Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky lëshoi një paralajmërim mbi përpjekjen e Rusisë për të përfshirë Bjellorusinë në luftën e saj, qoftë me një operacion të ri në drejtim të Kievit, qoftë me një sulm kundër një prej vendeve të NATO-s.

“Vazhdojmë të dokumentojmë përpjekjet e Rusisë për ta përfshirë Bjellorusinë më thellë në luftën kundër Ukrainës. E dimë që kanë ndodhur kontakte të tjera mes rusëve dhe Aleksandr Lukashenkos, të cilat synojnë ta bindin atë të bashkohet me operacione të reja agresive ruse.“Rusia po shqyrton plane për operacione në jug dhe në veri të territorit bjellorus, qoftë kundër drejtimit Çernihiv-Kiev në Ukrainë, qoftë kundër një prej vendeve të NATO-s drejtpërdrejt nga territori i Bjellorusisë”, shtoi presidenti ukrainas, duke theksuar se është në zotërim të “bisedës mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ukraina pa dyshim do të mbrojë veten dhe popullin e saj nëse Aleksandr Lukashenko merr vendimin e gabuar dhe vendos të mbështesë edhe këtë synim rus”, tha Zelensky, i cili ka urdhëruar ushtrinë të forcojë mbrojtjen në kufijtë me Bjellorusinë dhe të përgatisë një plan përgjigjeje", shkruan Zelensky në një mesazh në rrjetin social X.

Ndërmend se më 9 maj, Zelensky dënoi gjithashtu vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të nënshkruar një dekret që lehtëson dhënien e shtetësisë ruse për qytetarët moldavë që jetojnë në rajonin separatist të Transnistria, ku ndodhet edhe një kontingjent ushtarak rus.

“Jo vetëm që Rusia po përpiqet në këtë mënyrë të sigurojë ushtarë të rinj, sepse shtetësia sjell edhe detyrimin ushtarak, por është gjithashtu mënyra e Rusisë për të pretenduar territorin e Transnistrisë”, tha Zelensky.

“Me shumë gjasa atyre u duhen më shumë njerëz për t’i dërguar në luftë në Ukrainë”, deklaroi presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, duke nënvizuar se dekreti përbën një kërcënim ndaj Moldavisë.

zelensky jep alarmin rusia po shtyn bjellorusinë drejt luftës!

Lini një Përgjigje