TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2026, 13:31

Ulqini vendos me rregulla të reja për pushuesit, gjoba 500 euro kush lëviz me rroba banje nëpër qytet

Shkruar nga Pamfleti
Ulqini vendos me rregulla të reja për pushuesit, gjoba 500 euro kush
Ulqini vendos me rregulla të reja për pushuesit

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popovic, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.

Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit.

Ndalimi vlen për rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra.

Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro.

“Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popovic.

 

ulqini vendos me rregulla të reja për pushuesit

Lini një Përgjigje