Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ku është diskutuar çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, palët ranë dakord se arsimi dhe dija mbeten themeli i çdo shteti modern dhe të suksesshëm.
Në këtë drejtim, institucionet u angazhuan për të gjetur zgjidhje që janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim garantimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit institucional.
Ditën e sotme, në orën 16:30, studentët shqiptarë do të protestojnë para Urës së Gurit në Shkup për kryerjen e provimit të drejtësisë në gjuhës amëtare.
“Bashkohuni me studentët, të gjithë njëzëri”, është slogani i protestës që si mesazh ka mbrojtjen e së drejtës së gjuhës për provimet profesionale.
Protesta e parë e studentëve u mbajt në Shkup më 6 prill dhe përfundoj përpara ministrisë së drejtësisë, por që atëherë asnjë nuk ka ndryshuar nga qeveria për të përmbushur një të drejtë të shqiptarëve që rrjedh që nga Marrëveshja e Ohrit.
Aksioni i tyre merr një kuptim edhe më të thellë politik, duke ngritur diskutim për përfaqësimin me dinjitet të shqiptarëve në një vend ku janë element shtetformues, madje në një kohë kur në bashkëqeverisje janë edhe shqiptarët e VLEN.
Lini një Përgjigje