TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2025, 20:45

Zëdhënësja e Trump reagon për sherrin Musk-Navarro: Djemtë janë djem!

Shkruar nga Pamfleti

Zëdhënësja e Trump reagon për sherrin Musk-Navarro:

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, ka folur mbi sherrin mes Elon Musk dhe Peter Navarro.

Ajo tha se nuk është "sekret" që këshilltarët e Trump, Musk dhe Navarro kanë "pikëpamje shumë të ndryshme për tarifat dhe tregtinë".

Më herët, Musk e quajti Navarro, këshilltarin ekonomik të presidentit "me të vërtetë budalla", pasi ky i fundit e cilësoi një montues makinash.

Duke qeshur Levitt tha: "Djemtë janë djem dhe ne do të lejojmë që ‘dueli’ të vazhdojë", teksa u tha gazetarëve se duhet të jenë "mirënjohës" që presidenti drejton "administratën më transparente në histori".

Ajo gjithashtu pretendon se kjo tregon gatishmërinë e Donald Trump për të dëgjuar nga të gjitha anët dhe për të marrë parasysh të gjitha këndvështrimet.

Lini një Përgjigje