TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2025, 17:50

Pas 5 Majit, Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone

Shkruar nga Pamfleti

Pas 5 Majit, Whatsapp do të ndalojë funksionimin në disa Iphone

Pas datës 5 Maj platforma e WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të vjetra të iPhone. Bëhet fjalë pikërisht për iOS më të vjetra sesa 15.1. Këtu përfshihet seria e iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Pra, pas datës 5 Maj përdoruesit e një model të tillë iPhone bëjnë mirë që ta ndryshojnë.

Disa ndryshime në përshtatjen e aplikacionit me sistemet operative nënkuptojnë që disa modele të vjetra celularësh nuk mund ta mbështetin funksionimin e tij. Gjiganti i teknologjisë Meta thotë se ndryshimet në WhatsApp janë përditësime të zakonshme në mënyrë të tillë që aplikacioni të jetë i sigurt dhe sa më funksional në pajisjet e reja.

Numri i personave që mund të preken nuk parashikohet të jetë shumë i madh pasi bëhet fjalë për ata që përdorin celularë të cilët janë në treg prej më shumë se 10 vitesh.

Lini një Përgjigje