
Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë, Trump “masakron” Pekinin me tarifa...
Presidenti Donald Trump duket se e ka ndarë mendjen të fusë në kaos botën.
Sipas mediave amerikane, nga nesër ai do të vendosë një tarifë shtesë prej 84% në të gjitha importet kineze. Lajmi u dha nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. Kjo do të thotë që të gjitha mallrat kineze do t'i nënshtrohen një tarife prej të paktën 104%.
Reagimi vjen pas paralajmërimit të Pekinit se nga nesër do të vendosë një tarifë reciproke me 34 për qind ndaj produkteve amerikane.
Reagimi i Kinës erdhi pas tarifave 34% që vendosi Trump ditë më parë. Por duket se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e pranon një gjë të tillë dhe ka vendosur të çojë në 104 për qind tarifat amerikane.
"Vendet si Kina, të cilat kanë zgjedhur të hakmerren dhe të përpiqen të dyfishojnë keqtrajtimin e tyre ndaj punëtorëve amerikanë, po bëjnë një gabim. Presidenti Trump ka një shtyllë prej çeliku dhe ai nuk do të thyhet", u tha Leavitt gazetarëve të martën
Ajo nuk pranoi të tregojë se cilat kushte, nëse ka, do të konsideronte Trump për të ulur tarifat ndaj Kinës.
Kina ishte burimi i dytë më i madh i importeve të Amerikës vitin e kaluar, duke dërguar një total prej 439 miliardë dollarësh mallra në SHBA, ndërsa SHBA eksportoi mallra me vlerë 144 miliardë dollarë në Kinë. Tarifat e ndërsjella kërcënojnë të dëmtojnë industritë vendase dhe janë gati të rezultojnë në pushime maisve nga puna.
Dhjetëra vende të tjera, si dhe Bashkimi Evropian po ashtu përballen me një afat kohor deri në mesnatë për të negociuar tarifat e reja. Ato norma, të cilat Trump i parashtroi javën e kaluar, variojnë nga 11% në 50%.
Leavitt u tha gazetarëve se pavarësisht disa bisedave me liderët botërorë që synojnë të negociojnë tarifa më të ulëta, Trump ka pak oreks për të vonuar planet e tij.
Duke folur me Trump më herët të martën, Leavitt tha: "Ai pret që këto tarifa të hyjnë në fuqi". /Pamfleti
Lini një Përgjigje