TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2025, 21:51

Vuçiç sfidon protestuesit, shfaqet duke luajtur shah

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç sfidon protestuesit, shfaqet duke luajtur shah

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vijon të sfidojë protestuesit. Teksa kishte nisur tubimi kundër tij sot, ai ka hedhur një foto duke luajtur shah me Luka Petrović , Sekretarin e Qytetit për Investime.

Nga presidenca. Momente relaksi", njoftoi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Më pas ai ju bashkua studentëve që kishin dalë sot në mbështetje të tij. Ai theksoi se nuk varet prej tyre, as nga partia në pushtet, nëse do të ketë dhunë gjatë mbrëmjes, ndërsa theksoi se nga e hëna ata do të kthehen në fakultete ku i presin leksionet dhe provimet, gjë që e cilësoi si një fitore. Kjo pasi grupi tjetër i studentëve që protestojnë, kanë bllokur deri tani auditoret. 

 

Lini një Përgjigje