TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2025, 21:11

A ka potencial për konflikt në Ballkan? Bolton: Duhet kujdes, situata ende e paqëndrueshme

Shkruar nga Pamfleti

A ka potencial për konflikt në Ballkan? Bolton: Duhet kujdes, situata

Ish-këshilltari i sigurisë së presidentit Donald Trump, John Bolton tha se duhet të shqetësohemi për ndezje të ndonjë konflikti, bazuar edhe në kontekstin e ngjarjeve historike. Bolton tha se ka shumë çështje që kanë mbetur pezull dhe janë të paqarta.

“Ka arsye për tu shqetësuar, ne i dimë të gjitha ngjarjet historike dhe Ballkani është më i qëndrueshëm se 35 vite më parë kur u shpërbë ish-Jugosllavia dhe ish Bashkimi Sovjetik, por shumë çështje janë pezull dhe të paqarta dhe mendoj se duhet të shikoni përpjekjet ruse në Rumani për të prekur zgjedhjet dhe politikën në rajon që është me të vërtetë diçka e rrezikshme”, tha Bolton për “A2 CNN”.

Sa i përket interesit të Uashingtonit për Ballkanin, Bolton thekson se duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje, për shkak edhe të ndikimit rus.

“Mendoj se SHBA duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje gadishullit të Ballkanit pavarësisht miqve tanë ne Evropës Perëndimore ku ne lamë disa çështje në dorë të tyre. Në Ballkan nuk kemi parë shumë progres ndaj për shkak të faktorëve historikë dhe përpjekjeve ruse për të pasur influencën e vet si në hapësirë e ish-Republikës Sovjetike dhe Evropën Lindore e Qendrore. Mendoj se Ballkani do të ngrihet si skenë e rëndësishme ndaj përfaqësuesit e qeverive në Ballkan do të jenë në interesin e SHBA-së”, u shpreh ai.

 

Lini një Përgjigje