TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2025, 14:38

Raketa ndaj Izraelit, rebelët Huthi marrin përsipër sulmin

Shkruar nga Pamfleti

Raketa ndaj Izraelit, rebelët Huthi marrin përsipër sulmin

Rebelët Huthi të Jemenit konfirmuan të shtunën se kishin lëshuar një raketë balistike drejt territorit izraelit, në përgjigje, sipas tyre, ndaj "krimeve" të Izraelit kundër palestinezëve në Gaza.

Në Izrael, sirenat e alarmit u aktivizuan në zona të ndryshme pasi një raketë u qëllua nga Jemeni, tha ushtria, duke theksuar se "raketa ka shumë të ngjarë të jetë kapur me sukses".

Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Sarrea, foli për "lansimin e një rakete balistike kundër një objektivi të ndjeshëm të armikut izraelit në Beer Sheva (jug), në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe në përgjigje të krimeve të armikut sionist kundër civilëve në Gaza".

"Operacioni e arriti qëllimin e tij," konfirmoi ai.

Ky është lëshimi i parë i raketave i njoftuar nga Huthit kundër Izraelit që nga armëpushimi që hyri në fuqi më 24 qershor midis Izraelit dhe Iranit, një aleat i rebelëve jemenas, pas 12 ditësh lufte.

Zëdhënësi i rebelëve Huthi theksoi gjithashtu se sulmet kundër Izraelit "do të vazhdojnë derisa të përfundojë sulmi ndaj Gazës dhe të hiqet rrethimi i enklavës".

Lini një Përgjigje