
Studentët po organizojnë një protestë në sheshin Slavija pas shtatë muajsh bllokadash, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Autoritetet e kaluan afatin e vendosur nga studentet, deri në orën 21:00 për të përmbushur kërkesën.
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë kombëtare e Vidovdanit.
Një protestë po organizohet nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Ata akuzojnë institucionet të cilat nuk mbajnë përgjegjësi për shembjen e stacionit hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, ku humbën jetën 16 persona.
Protesta tjetër është duke u organizuar nga një grup personash të cilët deklarojnë se mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Protesta e studentëve, ka nisur pasditen e sotme në Sheshin e Sllavija.
Studentët po kërkojnë nga qeveria shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja. Kërkesa e dytë lidhet me ndërprerjen e tubimit të mbështetësve të Qeverisë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve që deri në orën 21:00 të së shtunës që tu plotësojnë kërkesat.
"Kjo luftë nuk është vetëm studentore, sot të gjithë kërkojmë zgjedhje. Lista e studentëve do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve, do të vazhdojmë të trokasim te të gjithë vëllezërit tanë. Do t'i kontrollojmë zgjedhjet si kurrë më parë, të gjithë ata që jetojnë në Serbi do të votojnë. Ejani edhe më afër nesh, le ta përhapim rrjetin në të gjithë Serbinë. Nuk do t'ju themi çfarë të bëni, jo sepse nuk e dimë, por ju e dini çfarë po bëni. Ju keni dritën jeshile", tha një student gjatë tubimit.
Disa ditë më parë, autoritetet serbe arrestuan gjashtë persona nën akuzë se po tentojnë të përmbysin dhunshëm rendin kushtetues. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.
Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.
Studentët njoftuan sonte në mbrëmje në rrjetet sociale se ultimatumi që i vendosën Qeverisë së Serbisë skadoi në orën 21:00. "Ultimatumi ka skaduar", shkruan ata në Instagram.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu bashkua studentëve nën tenda në Parkun Pionirski sot dhe theksoi se nuk varet prej tyre, as nga partia në pushtet. Ai tha se nëse do të ketë dhunë gjatë mbrëmjes, nga e hëna ata do të kthehen në fakultete ku i presin leksionet dhe provimet, gjë që e cilësoi si një fitore.
Lini një Përgjigje