Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa ka analizuar ngjarjet e javës së kaluar, tha se Serbinë në ditët në vijim e presin “diskutime dhe plane të vështira për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e popullit në Kosovë”.
Vuçiç të enjte që shkoi në zyrën e tij ka pritur ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Bocan Kharchenko, me të cilin, siç ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka diskutuar mbi situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Ndonëse Qeveria e Kosovës ka pranuar de-eskalimin e situatës në këtë pjesë të vendit duke larguar 25 për qind të prezencës policore nga ndërtesat komunale dhe përreth tyre, Vuçiç i është ankuar ambasadorit rus, siç pretendon ai, “për dhunën politike, juridike dhe fizike që po ushtron Kosova ndaj serbëve”.
“Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, ka thënë Vuçiç ndër të tjera.
Lini një Përgjigje