
“Lugina e vdekjes” është vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta në të gjithë planetin. Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Kaliforninë juglindore.
Të shtunën “Lugina e Vdekjes” regjistroi temperaturën më të lartë në botë: 54 gradë. Turistët aventurierë nuk e humbën rastin të vizitonin parkun kombëtar për të prekur nga afër një moment me thyerje rekordesh.
Rekordi i të gjitha kohërave në Luginën e Vdekjes ku u regjistrua 56.6 gradë celsius u shënua në korrik 1913.
Pavarësisht temperaturave të larta, një ranger i parkut thotë se vapa nxit turizmin në zonë. Por asnjë person nuk mund të qëndrojë më shumë se 10 deri ne 15 minuta jashtë mjetit pasi nxehtësia mbyste është e papërballueshme për njeriun.
Gjithashtu edhe dhjetra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Në Itali shpallën alarmin “të kuq” për shkak të nxehtësisë të paktën 16 qytete, ndër to edhe Roma, Firence dhe Bolonja.
Në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës pritet që temperaturat të shkojnë deri në 48 gradë Celsius. Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, këto do ta ishin temperaturat më të larta të regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Edhe në Greqi Akropoli u mbyll pjesërisht për disa orë, sepse Shërbimi Kombëtar Metereoligjik i Greqisë paralajmëroi se pjesë të vendit mund të përballen me temperatura deri në 44 gradë Celsius.
Sipas Shërbimit Kombëtar Metereoligjik të Greqisë valët e të nxehtit do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.
Edhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës njoftoi se në lindje të Gadishullit Iberikdhe në ishujt Baleare temperaturat do të shkojnë mes 40 dhe 42 gradë Celsius.
Sipas shkencëtarëve denduria dhe niveli i valëve të të nxehtit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike.
Lini një Përgjigje