
Vrasja e tre pengjeve izraelite nga ushtria e Izraelit ditën e djeshme, duket se ka shkaktuar një tërmet në qeverinë e Benjamin Netanyahut. Kjo duket qartë, pasi pas ngjarjes, izraelitët kanë ndryshuar retorikë dhe janë rikthyer për të diskutuar mundësin e një armëpushimi.
Sipas informacioneve zyrtarë nga Izraeli dhe Katari do të takohen të shtunën në Norvegji në një përpjekje për të përtëritur bisedimet për lirimin e personave që mbahen peng në Gazë nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi dhe lirimit të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Gazeta “Wall Street Journal”, njofton se kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, do të takohet në Oslo me zotin David Barnea, drejtor i agjencisë së zbulimit izraelit Mosad.
Pengesa të mëdha kanë frenuar rifillimin e negociatave për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve, përfshirë mosmarrëveshjet e mundshme brenda Hamasit, shtoi raporti, duke cituar njerëz që kanë njohuri për bisedimet.
Gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, Hamasi liroi më shumë se 100 gra, fëmijë dhe të huaj që mbante peng në Gazë në këmbim të lirimit nga Izraeli të 240 grave dhe adoleshentëve.
Lini një Përgjigje