TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Korrik 2025, 11:37

Vizita zyrtare, Trump nuk dëshiron të mbajë fjalim në Parlamentin britanik

Shkruar nga Pamfleti

Vizita zyrtare, Trump nuk dëshiron të mbajë fjalim në

Donald Trump nuk dëshiron të mbajë një fjalim në Parlamentin britanik gjatë vizitës zyrtare që do të realizojë në Mbretërinë e Bashkuar.

E ndërsa ligjvënësit do të jenë me pushim, Trump në një intervistë për BBC ka thënë se “ata mund të argëtohen, të pushojnë dhe t’ja kalojnë mirë”.

Trumpit nuk iu dha mundësia për një fjalim në parlament gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në vitin 2019, ndryshe nga Barack Obama në vitin 2011.

Por aleatë të Trump në politikën britanike, si Nigel Farage i Reform UK dhe deputetja konservatore, Suella Braverman, kanë këmbëngulur që parlamenti duhet të thirret për të dëgjuar presidentin këtë herë.

Presidenti amerikan tha se qëllimi i tij gjatë udhëtimit të 17-19 shtatorit ishte “të kalonte mirë dhe të respektonte Mbretin Charles, sepse ai është një zotëri i shkëlqyer”.

 

Lini një Përgjigje