Pavarësisht se aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka shprehur qartë me kohë mbështetjen e saj për Ukrainën, e me lëvizjen e fundit e përforcoi edhe më shumë këtë qëndrim.
Ditën e sotme kryeministrja Giorgia Meloni ka mbërritur në qytetin Bucha, një nga vendet e masakrave të civilëve të kryera në mars 2022 nga ushtria ruse në Ukrainë.
Ajo me lot në sy shikoi dhe komentoi fotot e shfaqura në kishën e Shën Andreas që tregojnë tmerret e ushtrisë ruse.
Pas vizitës suaj në varrezat masive, ajo i tha prokurorit të Bucha se “Italia ka qenë me ju që në fillim dhe do të jetë me ju deri në fund”.
Kryeministri Giorgia Meloni gjithashtu do të jetë e pranishme në dhurimin e dy prej 52 gjeneratorëve elektrikë që Italia ka rezervuar për shtetasit ukrainas, prej një vlere mbi 660 mijë euro.
Lini një Përgjigje