TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2023, 12:49

SHBA i kundërpërgjigjet Putinit: Fjalimi dhe akuzat kundër Perëndimit janë absurde!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA i kundërpërgjigjet Putinit: Fjalimi dhe akuzat kundër
Joe Biden dhe Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij që mbajti sot akuzoi Perëndimin për armët dhe pajisjet ushtarake të dërguara në Ukrainë kundër luftës ruse. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë, ku është shprehur se deklarata e Putinit është absurde. Po ashtu në të njëjtën linjë ka qenë edhe përgjigja e këshilltarit presidencial ukrainës Mychailo Podolyak, sipas të cilit kreu i Kremlinit ka demonstruar publikisht konfuzionin e tij.

“Ai nuk ka zgjidhje premtuese dhe nuk do të ketë”, ka thënë ai.

Putin njofton sot në se Rusia ka vendosur të pezullojë pjesëmarrjen në Neë Start, një traktat strategjik për reduktimin e armëve midis SHBA dhe Rusisë.

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve sulmuese strategjike”, tha ai.

Ai gjithashtu thotë se Rusia duhet të jetë e gatshme të testojë armë bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht. Neë Start është marrëveshja e fundit e mbetur e armëve bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-së dhe u zgjat për pesë vjet në vitin 2021. Fillimisht e nënshkruar në 2010, traktati kufizon secilën palë në 1550 koka bërthamore me rreze të gjatë, një numër më i ulët se në marrëveshjen e mëparshme Start.

 

Lini një Përgjigje