Nuk ka as ultimatum, as afat për Perëndimin, madje as ajo që pritet, një hakmarrje ndaj Joe Biden. Në fjalimin e shumë pritshëm e shumë deklamuar nga propaganda ruse, Cari i kremlinit as ka premtuar hakmarrje as nuk ka dhënë ultimatum.
Mediat kryesore perëndimore e shikojnë këtë si një sinjal të qartë politik, që duket se bota është afër caktimit të një rendi të ri botëror.
Corriere della Sera, por edhe Frankfurter Alemagne Zeitung, flasin një kurs politik që Putin synon ta fusë në Perëndim si pykë, fiks si ajo që ndodhi me popullsitë.
Fillimi është emblematik: “Do të vazhdojmë sulmin ndaj Ukrainës sistematikisht, pa u lodhur, derisa armiqtë të tërhiqen”, tha Putin në fjalën e mbajtur përpara dy dhomave të parlamentit rus. “Ishin ata që e filluan luftën, ne përdorim forcën për ta ndalur atë”, ka deklaruar ai.
E këtu është sensi i fjalimit që konsiderohet si një zbythje e carit rus, duke përdorur diversionin si strategji. “Perëndimi është tallur popullin e tij. Rusia donte një zgjidhje paqësore për të shmangur ndërhyrjen ushtarake, por Perëndimi ka luajtur me letra të vjedhura për të na mashtruar”, tha ai dhe shtoi se Ukraina po kërkon armë bërthamore.
Fjalimi i carit ka qenë i gjatë dhe argumentues, si për të treguar se ai ka qenë diplomat dhe e sulmoi Ukrainën nga halli. Sipas tij, në dhjetor 2021 Rusia u dërgoi Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s një projekt garancie dhe sigurie, i cili u refuzua plotësisht. E kështu ka justifikuar sulmin ndaj Ukrainës, si një masë kundër bombardimit ukrainas në Donbass.
Po çfarë do të bëjë në të ardhmen Vladimir Putin?
“Perëndimi përdor Ukrainën si terren parakalimi, si poligon zjarri kundër Rusisë. Sa më shumë sisteme me rreze të gjatë t'i ofrohen Ukrainës, aq më shumë do të detyrohemi ta mbajmë kërcënimin larg kufijve tanë. Perëndimi dëshiron të sjellë një konflikt lokal në një dimension global dhe ne do të reagojmë”, shtoi Putin, por pa detajuar se kush do të jetë ky reagim.
“Synimi i Perëndimit është ta çojë Rusinë në një disfatë strategjike, ata duan të na eliminojnë përgjithmonë. Ata nuk e kuptojnë se vetë ekzistenca e Rusisë është në rrezik”. Sa më i gjerë të jetë gama e armëve që i jepen Ukrainës nga vendet perëndimore, aq më shumë forcë do të ketë Rusia për të zmbrapsur kërcënimet ndaj territoreve të saj. Është e pamundur të mundësh Rusinë në fushën e betejës”, deklaroi Putin, që duket sërish propagandë. Por që më pas kalon në atë që u intereson të gjithëve, armët bërthamore.
“Forca e parandalimit bërthamor të Rusisë është 90% e pajisur me armë të avancuara: një nivel që duhet të shtrihet në të gjithë ushtrinë”, tha Putin, duke mos përmendur sulmin por mbrojtjen bërthamore.
Kaq për aspektin ushtarak, pasi më pas ju fut politikës, si për të ndihmuar kundërshtarët politikë të Bidenit dhe liberalëve europë, duke sulmuar komunitetin LGBTQ.
“Familja është bashkimi midis një burri dhe një gruaje: ne e lexojmë atë në të gjitha shkrimet e shenjta që sot vihen në dyshim. Miliona njerëz në Perëndim po shkojnë drejt një katastrofe shpirtërore, është çmenduri. Ne duhet t'i mbrojmë fëmijët tanë nga degradimi dhe zhdukja. Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë... Ka edhe priftërinj që miratojnë martesat homoseksuale”, tha ai.
E më pas hyn në pikën që duket se i ka djegur më shumë nga fjalimi i Joe Biden në Kiev, ai i rrënimit të ekonomisë ruse. E këtu ka nisur propagandën sërish.
“Ekonomia i ka tejkaluar të gjitha rreziqet. në vitin 2022 rënia e PBB-së ishte 2,1% krahasuar me parashikimet shumë më të këqija të marsit 2022, pas fillimi i operacionit ushtarak në Ukrainë. Ne kemi gjithçka për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin e vendit”, shtoi ai.
E këtu është pika e dobët ruse, ku Putin është në gjendje të vështirë, pikërisht nga ekonomia, ndaj nuk ka bërë inatçiun, por Jezu Krishtin. Analizat do të shpërthejnë fort mbi këtë fjalim, ku Cari i Kremlinit bëri qengjin e jo ujkun. Strategji kjo për tu marrë pak kohë, ngaqë në terren, pra në Ukrainë-rusët nuk i kanë punët aspak mirë…/Pamfleti
Lini një Përgjigje