TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2023, 10:53

Alarmohet Maqedonia e Veriut, kërcënim për bomba në pallatin presidencial dhe qendra tregtare

Shkruar nga Pamfleti

Alarmohet Maqedonia e Veriut, kërcënim për bomba në pallatin

Kërcënim për bomba të vendosura në disa lokacione në Shkup ka mbërritur në adresën elektronike të disa institucioneve, përfshirë pallatin presidencial dhe disa qendra tregtare.

Nga MPB thonë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po vijojnë kontrollet antiterror.

“Sot (21.02.2023) është raportuar se është dërguar kërcënim me eksploziv në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun e Historisë Natyrore, Muzeun Arkeologjik, Muzeun MMB, Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, GTC, East Gate Mall, QT Biser, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit-Villa Vodno, Hotel ‘Marriot’, Hotel ‘Alexander Palace’, QS ‘Boris Trajkovski’, Stacioni Hekurudhor – Shkup dhe FFM”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Disa kohë më parë, Shkupi u alarmua nga bombat në shkolla të ndryshme të vendit.

alarm per bombe shkup

Lini një Përgjigje