TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2023, 10:23

Putin sulmon Perëndimin: Ata duan luftë globale, ne do të përgjigjemi!

Shkruar nga Pamfleti
Putin sulmon Perëndimin: Ata duan luftë globale, ne do të
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij në Kremlin para deputetëve të Parlamentit rus. Putin po i drejtohet jo vetëm qytetarëve të Rusisë por edhe mbarë botës. Fokus i fjalimit të tij janë lufta në Ukrainë, ekonomia dhe sfera sociale, si dhe situatën ndërkombëtare. Putin tha se Moska bëri gjithçka për të zgjidhur problemin në mënyrë paqësore. Sipas tij, në shkurt të një viti më parë kur nisi pushtimi rus, Ukraina kishte kërkuar armë bërthamore për të vrarë rusët në Donbas.

"Nocionet e nderit, besimit, mirësjelljes nuk janë për ta. Ata janë mësuar të pështyjnë mbi të gjithë botën. Është treguar se ata i trajtojnë popujt e vendeve të tyre në të njëjtën mënyrë. Moska bëri gjithçka për të zgjidhur problemin në mënyrë paqësore dhe ishim të duruar. Por një skenar tjetër po përgatitej pas shpinës tonë. Unë po jap mesazhin e sotëm në një kohë ndryshimesh të pakthyeshme në të gjithë botën, të ngjarjeve më të rëndësishme historike që përcaktojnë të ardhmen e njerëzve", theksoi Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë Federale duke sulmuar vendet Perëndimore. Ai ka pretenduar se ata tani kanë përshkallëzuar tensionet. 

"Ne i zhvilluam me durim negociatat për atë konflikt jashtëzakonisht të vështirë. Por pas shpine po përgatitej një skenar tjetër. Ata e filluan luftën, dhe ne përdorim forcën për ta ndaluar atë.  Ishte e qartë se qëllimi tjetër ishte një sulm ndaj Krimesë dhe Sevastopolit. Është sikur ata janë krenarë (në Perëndim) për tradhtinë e tyre, duke e quajtur formatin e Normandisë një spektakël, tha Putin. Metoda e neveritshme e mashtrimit është aplikuar më parë. Ata shkatërruan Jugosllavinë, Libinë, Sirinë", tha presidenti rus duke akuzuar Perëndimin.

Ai tha se Perëndimi kishte mashtruar popullin e vet me gënjeshtra të plota joparimore për atë që po ndodhte në Donbas.

Lideri i Kremlinit është shprehur se Perëndimi po kthen një konflikt lokal në një luftë globale. Sipas Putin, perëndimi duhet t’i kthejë sytë nga librat e shenjtë, sepse nuk dinë se çfarë janë duke bërë.

Duan të bëjnë një konflikt lokal në një luftë globale. Ne kështu e kuptojmë dhe do i përgjigjemi kësaj. Ata nuk e injorojnë dot faktin që Rusia nuk mundet dot në arenë lufte kështu që po përpiqen në forma të tjera. Po gënjejnë në çdo fakt historik, po na sulmojnë kishat, fenë, traditat. Shikojini çfarë po bëjnë me popujt e tyre, s’kanë fare fe, traditë, as histori madje edhe pranojnë martesat e të njëjtit seks. Ata duhet t’i kthehen biblës, moralit sepse edhe ndaj këtyre shkrimeve ka skepticizëm për fenë. I faltë zoti, nuk dinë çfarë po bëjnë. Jemi shumë krenar që nacionaliteti i popullit tonë kanë principe. Kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë dhe kanë mbështetur atë që kemi bërë ne në Donbas. Kjo ishte një formë patriotike, një gjë që Perëndimi s’e ka, historinë e traditën.“- tha Putin.

Lini një Përgjigje