TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2023, 12:17

Putin sfidon SHBA, njofton pezullimin e Rusisë nga traktati i armëve bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Putin sfidon SHBA, njofton pezullimin e Rusisë nga traktati i armëve
Presidenti rus, Vladimir Putin

Ditën e sotme presidenti rus, Vladimir Putini iu drejtua popullit të tij ku i foli për luftën në Ukrainë, ekonominë e Rusisë dhe përfshirjen e Perëndimit në mbështetje të Kievit.

Në përfundim të fjalës së tij ai theksoi se ka pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e armëve bërthamore.

“Më duhet të njoftoj sot se Rusia është duke pezulluar pjesëmarrjen në ofensivën strategjike të traktatit të armëve,” tha Putin duke ju drejtuar ligjvënësve të Asamblesë Federale.

Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike, i cili u nënshkrua për herë të parë në 1991, kufizoi numrin e raketave balistike ndërkontinentale në SHBA dhe Rusi.

Putin i quan “krejtësisht absurde” kërkesat e Perëndimit për të inspektuar objektet bërthamore të kontrolluara nga Rusia. Sipas tij, SHBA dhe NATO janë duke deklaruar hapur se synimi i tyre është që të mposhtin strategjikisht Rusinë.
Duke u ndalur te marrëdhëniet me SHBA-të, Putin i cilësoi ato si të degraduara plotësisht.

Ai pretendoi se SHBA-të po prishin një strukturë të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore për shkak se duan të kontrollojnë të vetëm botën.

Putin shtoi se Rusia duhet të jetë gati për të rifilluar testet e armëve bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë.

Kërkesat perëndimore për të inspektuar objektet bërthamore të kontrolluara nga Rusia janë “krejtësisht absurde”, tha ai, duke shtuar se SHBA dhe NATO kanë deklaruar se objektivi i tyre është të mposhtin strategjikisht Rusinë.

Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike (2010), u nënshkrua për herë të parë në 1991 dhe u pasua nga New START në vitin 2010. Ky traktata kufizon numrin e raketave balistike ndërkontinentale në SHBA dhe Rusi.

njofton pezullimin e rusisë nga traktati i armëve bërthamore putin

Lini një Përgjigje