TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2025, 14:56

Vizita në SHBA, Rusia sulmon Zelenskyn: Po nxit një luftë të madhe!

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në SHBA, Rusia sulmon Zelenskyn: Po nxit një luftë të

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit e cilësoi vizitën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Uashington si një dështim të plotë diplomatik të Kievit.

Maria Zakharova deklaroi se presidenti ukrainas është i fiksuar me zgjatjen e luftës, ndërsa shtoi se qëllimet e Moskës mbeten “çmilitarizimi” i Ukrainës dhe aneksimi i të gjitha territoreve të pushtuara aktualisht nga Rusia.

“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe. Sa më shpejt që Kievi dhe disa kryeqytete evropiane ta kuptojnë këtë, aq më afër do të jetë zgjidhja paqësore e krizës ukrainase”, tha Zakharova.

Vladimir Putin ende nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me takimin e dështuar Trump-Zelensky në Zyrën Ovale.

Lini një Përgjigje